Në kërkim për vrasje/ RENEA ‘zbarkon’ në apartamentin ku fshihej i shumëkërkuari, e shtrijnë në tokë dhe e… (Video)

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i RENEA-s për arrestimin e Aldo Avdylajt, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.

Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”, teksa gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

LEXO  “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin/ Shikoni ‘LIVE’ fenomenin e rrallë në botë

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

LEXO  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Elidon alias Aldo Avdylaj, 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

LEXO  Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te nGjashme