Pak minuta pasi mori shtetësinë gjermane, palestinezit i ndodh e PAPRITURA QË I RRËNOI JETËN…

Një palestinezi do t’i hiqet shtetësia gjermane e sapo marrë, pasi postoi një foto që tregonte mbështetje për Hamasin, shkruan The Telegragh.

Një ditë pasi festoi mbërritjen e pasaportës së tij gjermane, burri, i referuar vetëm si Abdallah, ngarkoi në Instagram një fotografi që tregonte luftëtarët e Hamasit me mbishkrimin “heronj të Palestinës”.

LEXO  Arka e shtetit fryhet me 5 miliardë euro në 8 muaj, ja ku u mblodhën paratë

Pak më vonë, ai mori një letër nga ministria e Brendshme e Gjermanisë ku thuhej se shtetësia e tij ishte revokuar, sipas gazetës lokale Bild.

Gjermania ka shkuar më tej se shumica e vendeve evropiane për të ndëshkuar mbështetjen për Hamasin dhe për të frenuar mbështetjen pro-palestineze, nga ajo që e sheh si një detyrim historik ndaj Izraelit dhe për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës së saj naziste.

LEXO  Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga dhe rrokulliset për 100 metra, shoferi në gjendje kritike, dy shkaqet…

Ndërsa Gjermania ka bllokuar rrugën drejt shtetësisë bazuar në refuzimin e një aplikanti për njohjen e Izraelit si shtet, rasti i Abdallah besohet të jetë një nga rastet e pakta ku shtetësia është hequr. Nuk është e qartë nëse ai do të deportohet, duke pasur parasysh se Gjermania nuk e njeh Palestinën si shtet.

LEXO  Ish banorja e BBA bëhet nënë për herë të dytë

Lajme Te nGjashme