Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur.

Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve.

LEXO  “Jepja rrogën pensionistëve të lagjes tënde”, gazetari sherr me Mziun: Të përmend unë gijotinën dhe e shihni…

I ndjeri ishte punonjës i OSSH, teksa këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur:

”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

LEXO  Nënkryetari i PD nxjerr emrat e katër kandidatëve demokratë për Bashkinë e Tiranës

Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

LEXO  Këmbimi valutor 25 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”.

Lajme Te nGjashme