Shqiptarët “makth” për Serbinë! Ja se si fitorja e Kosovës lë jashtë botërorit serbët

Fitorja e Kosovës në transfertë ndaj Suedisë ka sjellë pasoja të mëdha për Serbinë në garën drejt Botërorit 2026.

Sipas platformës së statistikave dhe të dhënave, “Football Meets Data”, ky rezultat do të thotë se Serbia pothuajse nuk ka më asnjë mundësi për të përdorur biletën e Ligës së Kombeve (UNL) për të arritur në fazën “play off” të Kupës së Botës.

LEXO  Luftëtari shqiptar i MMA largohet nga ringu me barelë, dërgohet me urgjencë në spital (Video)

Shanset e Serbisë për të qenë ndër 4 ekipet e Ligës së Kombeve që përfitojnë këtë rrugë kanë rënë në vetëm 0.2%, një rënie drastike që praktikisht i mbyll derën kësaj alternative.

Kjo do të thotë se përfaqësuesja serbe duhet të mbyllë grupin e saj në vendin e dytë në mënyrë që të shkojë në “play off”, diçka që sipas të njëjtit model ka vetëm 21% mundësi të ndodhë.

LEXO  Media serbe ndaj pamje nga skemat e Silvinjos: Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës

Në renditjen e fundit të publikuar, ekipe si Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Suedia dhe Rumania janë praktikisht të sigurta për ta përdorur biletën e UNL në rast nevoje, ndërsa Serbia tashmë është jashtë lojës.

LEXO  Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

Një tjetër “goditje” e fortë për skuadrën serbe, që pas humbjes me Shqipërinë, tani është “dëmtuar” edhe nga fitorja e Kosovës, me shqiptarët që u kthyen në një “makth” të vërtet për serbët në këtë fushatë kualifikuese./ Top Channel

Lajme Te nGjashme