Dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë…
Vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, administratori i ri aeroportit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Një javë më parë, Mentor Hajdaraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i administratorit të kompanisë VIA, e cila menaxhon projektin strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
“Duke filluar nga data e këtij njoftimi, heq dorë nga çdo përgjegjësi ligjore, financiare dhe morale për çdo vendim, veprim apo marrëveshje që mund të ndërmerret nga ana juaj apo në emër të këtij bashkëpunimi të mëparshëm”, ka njoftuar ai.
Z. Hajdaraj ishte emëruar në këtë pozicion më 1 shtator, sipas një vendimi te njëanshëm të aksionarit Mabco Cosntructrion Sa të Behgjet Pacollit, por ka zgjedhur të largohet duke e motivuar largimin e tij me arsye personale, ndonëse ky variant duke i vështirë të besohet, pasi zoti Hajdaraj kishte vetëm një muaj në këtë detyrë
Doreheqja e Mentor Hajdarajt si administrator i Aeroportit te Vlores
Kjo duke patur parasysh edhe faktin se dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë dhe arbitrare nga drejtimi i kompanisë Vlora International Airport,.
Shkarkimi i z. Lluka nuk lidhej me mungesë performance apo aftësish profesionale përkundrazi, ai ishte një ndër figurat më të besuara të Pacollit. Arsyeja e vërtetë lidhet me konfliktin që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të aeroportit, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.
Menjëherë pas shkarkimit z. Lluka përmes një reagimi publik akuzoi publikisht Behgjet Pacollin per devijim te rende nga parimet e mirëqeverisjes.
Këto dy dorëheqje dhe shkarkime të njëpasnjëshme nuk janë të rastësishme. Ato dëshmojnë konfliktin e rëndë që ka shpërthyer mes dy Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për ndarjen e kuotave. Aktualisht pronësia e aeroportit është e ndarë në masën 98 për qind për Pacollin dhe 2 për qind për Valon Ademin përmes kompanive të tyre respektive. Por Ademi pretendon se atij i takojnë 47 për qind e aksioneve, për shkak të investimeve që ka bërë në ndërtimin e aeroportit.
Sipas gazetës Tema, mes dy aksionerëve ka dhe një kontratë noteriale për ndarjen e aksioneve në këtë raport, e nënshkruar dy vjet më parë, kur doli nga koncesioni shoqëria turke Yda Group. Por kontrata nuk është regjistruar në QKB. Flitet se një nga arsyet se pse Pacolli largoi Valon Llukën ishte pikërisht fakti se ky i fundit kërkoi të regjistrohej në QKB ndarja e re e kuotave.
Tashmë Behgjet Pacolli duket se është në konflikt me të gjithë dhe po eliminon çdo figurë të pavarur nga vendimmarrja për konsolidimin dhe kontrollin e plotë personal mbi një projekt strategjik kombëtar me qellime te dyshimta. Ky është një skandal i rëndë që cenon besimin publik, rrezikon integritetin e një investimi strategjik për Shqipërinë. Por mbi të gjitha ky konflikt e ka pezulluar pa afat ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili duhet të ishte hapur verën që shkoi dhe që tani rrezikon të mos përfundojë asnjëherë. Të paktën, jo pa u zgjidhur konflikti i ashpër mes dy aksionerëve.