Kristian Preni është i riu shqiptar i cili u arrestua një ditë parë nga autoritetet italiane pasi në banesën e tij iu gjet kokainë me vlerë 16 mln euro.
Sipas mediave italiane pas arrestimit i riu ka dëshmuar se ishte përfshirë në këtë veprimtari pasi sipas tij ‘donte të ndihmonte familjen pasi ishte në kushte të vështira ekonomike.
“Unë vij nga një familje e varfër, u përfshiva në një biznes të keq. Familja ime jeton në kushte të shumë të vështira”, citohet të ketë thënë ai.
Karabinierët gjetën dyqind kilogramë kokainë në apartamentin e tij në Tor Vergata, Romë, një sasi që do të kishte vlerën e të paktën 16 milionë eurove në treg.
Hetuesit besojnë se ngarkesa i përket njëorganizate të fuqishme kriminale, për shkak të sasisë së madhe të saj, që pas shitjes mund të nxirrte fitime deri në 100 mln euro.
“Kur më ndaluan, po kthehesha në Shqipëri”. Është hera e parë që bëj diçka të tillë. Arma nuk është e imja; nuk e kam blerë dhe as përdorur kurrë”, vijoi ai, megjithatë nuk zbuloi asgjë rreth organizatës kriminale.