Zjarri tragjik në diskotekë/ Humb jetën këngëtari i njohur, pas një periudhe të gjatë në koma

Këngëtari i “DNK”, Vlladimir Blazev – Panço, humbi jetën sot si pasojë e lëndimeve që mori në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan. Ai për një kohë të gjatë është mjekuar në spitalin privat “Acibadem Sistina”.

LEXO  Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë

“Ndihemi thellësisht keq për familjen e Panços, të dashurit e tij, si dhe për të gjithë publikun maqedonas, pasi humbja është e madhe për të gjithë ne.

Duke respektuar privatësinë e secilit prej pacientëve tanë dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, ne nuk ndajmë informacione rreth pacientëve”, njoftoi Acibadem Sistina.

LEXO  Nëna shqiptare tenton të shpëtojë nga burgu djalin 20-vjeçar arrestohet në aeroportin e Miamit

Sipas njoftimeve, Panço për një periudhë ka qenë në koma, ndërsa ka pasur edhe djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

Lajme Te nGjashme