Asnjë si Elseid Hysaj! Mbrojtësi shkruan historinë në futbollin shqiptar

Elseid Hysaj shkruan historinë në futbollin shqiptar. Mbrojtësi 31-vjeçar është bërë zyrtarisht lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Hysaj u fut në fushë në minutën e 77-të të miqësores ndaj Jordanisë, në “Air Albania”, duke kaluar në librin e artë të rekordeve dhe duke lënë pas Lorik Canën, i cili mbante rekordin me 93 ndeshje.

LEXO  “Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati, të marrim 3 pikët me Letoninë

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj ka qenë sinonim i stabilitetit dhe profesionalizmit në Kombëtare, pjesë e skuadrës që ka bërë histori në Euro 2016 dhe Euro 2024. Me përvojën, karakterin dhe përkushtimin e tij, ai është kthyer në një figurë simbol të brezit të artë të futbollit shqiptar.

LEXO  Të shtëna me armë jashtë një kazinoje: Vritet një person teksa po filmohej direkt në Youtube

Mbrëmja e rekordit u shoqërua edhe me një fitore spektakolare: Shqipëria 4-2 Jordania, në një miqësore që do të mbetet në kujtesën e tifozëve jo vetëm për golat, por për momentin historik të një lideri që nuk ndalet.

LEXO  Mjeku bën paralajmërimin e frikshëm: Deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë do të…

Lajme Te nGjashme