Një jetë mes Monte Carlo dhe Dubait, kush është modelja 29-vjeçare që u m*sakrua me thikë në ballkon nga i dashuri i saj 52-vjeçar, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore

Pamela Genini, një modele 29-vjeçare dhe sipërmarrëse e re nga Strozza, u vra rreth orës 22:00 të së martës, më 14 tetor, në Milano.

Ajo u godit me thikë për vdekje në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë në lagjen Gorla nga 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

LEXO  Emrat/ Aksidentohen dy 20-vjeçarë në Sarandë, nisen drejt spitalit me urgjencë

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos, pasi u përpoq t’i jepte fund jetës duke goditur veten dy herë me thikë në fyt, pasi masakroi 29-vjeçaren.

LEXO  Ndalimi i monopatinave në Tiranë, ironizon Binaj: Le të marshojnë betonieret

Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të vrasjes brutale.
Pamela Genini e ka kaluar jetën e saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait. Në internet, viktima e përshkroi veten si një “modele dhe sipërmarrëse e re”.

LEXO  Rrëfimi i vrasësit 40-vjeçar shqiptar që i mori jetën gruas së tij në Greqi: Ishte shtatzënë, fëmija s’ishte i imi. Po fliste me të tjerë në rrjetet sociale

Së bashku me shoqen e saj Elisa Bortolotti, ajo kishte krijuar një linjë me bikini: “EP SheLux” shkruhet në faqen e internetit të markës.

Lajme Te nGjashme