“Nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve”/ Kiara Tito i përgjigjet Dojna Memës: Nuk e kam hequr unë nga Instagrami…

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë kishte shprehur habinë se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë së fundmi, Dojna tha shkurt:

“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot”.

Ky koment ndezi menjëherë reagime në rrjet, duke ngritur dyshime për një ftohje të marrëdhënies midis dy moderatoreve, të cilat dikur kanë pasur një raport miqësor.

LEXO  I fundit/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në qendër të Tiranës

Mirëpo, moderatorja Kiara Tito e ftuar në një studio televizive vendosi të sqarojë publikisht situatën, duke mohuar që ajo të ketë bërë ndonjë veprim të tillë.

“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave “– tha Kiara me qetësi, duke hedhur poshtë zërat për ndonjë konflikt personal.

LEXO  Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon aktorja: Moza që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi…

Ajo shtoi më tej se është mësuar të përfshihet në komente apo thashetheme pa bazë, por zgjedh të mos e ushqej vëmendjen mediatike me konflikte të panevojshme.

LEXO  “Gjysmën e pasurisë për një Shqipëri të madhe” – Ermal Fejzullahu flet për ëndrrën që e ndjek gjithë jetën

“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar”– përfundoi ajo.

Deklarata e Kiarës është pritur me shumë reagime në rrjete, ku fansat e saj e kanë mbështetur për qëndrimin e matur dhe mënyrën si zgjodhi ta qartësojë çështjen pa përplasje.

Lajme Te nGjashme