Ditën e sotme është njoftuar një protestë në orën 10:00, përpara Komisariatit të Policisë Rrugore, pas sekuestrimit masiv të monopatinave elektrike në kryeqytet.
Sipas organizatorëve, me qindra monopatina janë konfiskuar në bazë të një urdhri të shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, pa asnjë dokument zyrtar nga policia.
Ata e konsiderojnë këtë veprim si “shkelje të hapur të ligjit” dhe “cenim të pronës private”, që u ka shkaktuar qytetarëve humbje të padrejta financiare.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve të mjeteve elektrike që t’u bashkohen në protestë për të kërkuar sqarime dhe përgjegjësi për këtë aksion qe ata e cilësojnë të paligjshëm.