“Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” ishte e ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ora News”, ku dha detaje mbi parashikimin e motit për ditët në vijim, duke theksuar ndryshimet atmosferike që priten dhe zonat që do të preken nga reshjet me intensitet të lartë.”
” Parametri i temperaturave gjatë gjithë këtyre ditëve, nuk ka qenë problematikë. Kemi qenë në temperatura tipike vjeshte me një maksimum 24-25 gradë.
Ajo që duhet të theksoj është që duke filluar që nga sot, në mbrëmje dhe gjatë natës e në vijim do të kemi një ndryshim të situatës atmosferike përsa i përket motit.
Janë dy stuhi ciklonare të cilat prej shumë ditësh kanë qenë në brigjet e Spanjës e po zhvendosen drejt Italisë, duke bërë që Sardenja dhe Siçilia të përjetojë këtë stuhi me erë të forta dhe reshje.
Gradualisht kjo stuhi do të prek edhe pjesën më të madhe të ballkanit.
Edhe pse Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj stuhie, parashikohet që dita e enjte dhe dita e premte të ketë reshje me intensitete të larta.
Do të jenë disa zona të cilat do të kenë më shumë reshje, që janë Vlora, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, i gjithë qarku i Korçës ku do të kenë shira me itensitet të lartë për gjatë këtyre ditëve. Në disa zona të caktuara rrezikohet dhe për përmbytje.
Më pak reshje do të ketë në zonat veriore”, u shpreh Porja.