TRONDITËSE, dy persona gjenden të vdekur në një furgon…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku dy persona janë gjetur të vdekur brenda një furgoni kampingu, pas pjesëmarrjes në një festival në parkun kombëtar, New Forest.

Mediat britanike shkruajnë se shërbimet e emergjencës dhe policia kanë njoftuar të dielën për një incident në rrugën Pound Lane në zonën Burley, ku u zbuluan trupat e pajetë të një gruaje 38-vjeçare dhe një burri 45-vjeçar, të dy me origjinë nga Blandford Forum, në Dorset.

LEXO  Trafik droge nga Kanadaja në Vorë përmes postës, prangat 22-vjeçarit! U kap teksa shkoi të merrte sasinë prej 7 kg kanabis me përqindje të lartë THC, identifikohet porositësi

Lidhur me ngjarjen tronditëse ka reaguar policia e Hampshire Constabulary, duke thënë:

“Rreth mesditës të së dielës, më 12 tetor, morëm njoftim nga Shërbimi i Ambulancës së Qendrës Jugore për vdekjen e papritur të dy personave brenda një furgoni të parkuar në Pound Lane, Burley. Oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku të dy u shpallën të vdekur”.

LEXO  Shqiptari nuk “zë mend”! Pas dëbimit nga Anglia rikthehet me gomone por përfundon në burg, u kap duke…

Autoritetet kanë njoftuar familjarët e viktimave, ndërsa po përgatitet dosja për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i kompanisë New Forest Cider konfirmoi se të ndjerët kishin marrë pjesë në festivalin e cidres artizanale që u mbajt gjatë fundjavës.

LEXO  Këngëtari i njohur shqiptar jep lajmin e trishtë, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

“Jemi thellësisht të tronditur nga kjo tragjedi. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa deri tani nuk ka dyshime për rrethana kriminale.

Lajme Te nGjashme