Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar, pas arrestimi të dy personave, policia dyshon se një person i tretë urdhëroi dhe financoi ekzekutimin! Telefonata…

Vrasja e pronarit grek të një kampingu dhe punëtorit shqiptar duket se po shkon drejt zbardhjet.

Referuar autoriteteve, mediat greke raportojnë se përveç dy personave të arrestuar, ka edhe një person të tretë, i cili mendohet se është udhëruesi dhe financuesi i këtij krimi të dyfishtë.

Mbrëmjen e djeshme (14 tetor) nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut identifikoi 22-vjeçarin si autor të vrasjes, i cili u arrestua si ekzekutor.

Dëshmia e nipit të viktimës, i cili u thirr dje pasdite për të bërë identifikimin, konsiderohet e besueshme pasi ai ishte dëshmitar okular i vrasjes, pasi u përball me autorin në pritjen e kampingut.

LEXO  Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Sipas informacioneve, përpara se dy të arrestuarit të çohen para një Prokurori dhe një Oficeri Hetues, nuk përjashtohet mundësia që ata të transferohen më parë në kamping për të rindërtuar skemën e krimit në prani edhe të policisë.

Sipas hetimeve personi i tretë i përfshirë në këtë krim, i cili vetëm pak minuta para krimit ka patur një telefontë me një nga 22 vjeçarët.

Kjo e përforcon idenë se ekziston një person nga rrethi i ngushtë i pronarit 68-vjeçar të kampingut i cili është i lidhur me vrasjen e dyfishtë.

Numërimi prapësht për zbardhjen e këtij krimi të dyfishtë filloi që ditën e djeshme, kur një 22-vjeçar u paraqit në polici, i shoqëruar nga avokati i tij, z. Charalambos Lykoudis, dhe rrëfeu se ishte personi që po udhëtonte me skuterin e bardhë të drejtuar nga autori i sulmit në Finikounda.

LEXO  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Vetëdorëzimi i nje prej autorëve dhe dëshmia e tij

I riu e kishte identifikuar veten në dokumentet video që nga momenti kur dy të rinjtë u arratisën nga kampingu dhe të hënën në mbrëmje ai kontaktoi avokatin e tij dhe vendosi të dorëzohej.

Në dëshminë e tij, ai pretendoi se ata shkuan në kamping së bashku me autorin me qëllim shantazhin dhe terrorizimin e 68-vjeçarit dhe jo vrasjen e tij, ndërsa tregoi se një mik i tij ishte autori.

LEXO  LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, humb jetën një këmbësor

Njëkohësisht, ai pretendoi se viktima e kishte abuzuar seksualisht me të në verën e vitit 2022 dhe që atëherë 22-vjeçari e kishte shantazhuar, duke i kërkuar para për të mbajtur gojën mbyllur.

Ai tha gjithashtu se shkoi në Finikoundë me autorin e krimit sepse ky i fundit nuk i njihte vendet përreth kampingut.

Disa orë më vonë, policia i vuri prangat shokut të tij 22-vjeçar, i cili dyshohet se hapi zjarr në kampingun e Finikoundës, ndërsa po dilte nga shtëpia e tij në zonën e Kallitheas.

Lajme Te nGjashme