Eduard Danaj, shqiptari i cili në maj 2024 vrau me thikë gruan e tij Enkelejda Danaj në Athinë, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas mediave greke, ai duhet të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh për akuzën e mbajtjes dhe përdorimit të armës pa leje.
Detaje nga PLAGOSJA te “mbikalimi i Domjes”/ Sherri nisin në parkingun e “MEGATEK”, autori nxori armën nga brezi dhe…
“I pandehuri është një njeri i dhunshëm dhe apatik, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e paimagjinueshme. Ai konsumoi alkool pas vrasjes së gruas dhe jo më parë, siç pretendon ai. Akti i tij ishte i paramenduar. Ai mbante një kapelë, mori një taksi dhe më pas shkoi në një hotel. Kur u arrestua, ai i tha oficerit të policisë “Ia bëra mirë asaj”. Ai ishte i motivuar nga xhelozia dhe zilia ekstreme”, tha gjykatësi i cili shpalli vendimin unanim të Gjyaktës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj. 50-vjeçari e goditi Enkelejdën më shumë se 14 herë me thikë. 40-vjeçarja humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, ishte dëshmitare në gjyqin e të atit.