EMRAT/ Plagosja me armë zjarri tek “Megatek”, policia jep detaje: U qëllua një 25-vjeçar, ja si është gjendja e tij

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sot te mbikalimi i Domjes, ku gjatë një konflikti për motive dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.

Blutë e kryeqytetit njoftojnë se i plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, mësohet se është dëmtuar me sende të forta edhe Grisjan Latifaj, rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO  Përfshihet nga flakët Shëngjini/ Tymi mbulon zonën, banorët të shqetësuar nga situata…

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Vorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO  Kredia konsumatore do i kushtojë më pak xhepit të qytetarëve/ BSH ul tavanin për interesat maksimale

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXO  Sot e martuar me miliarderin iranian, modelja shqiptare tregon DHUNËN e përjetuar nga martesa e parë: “Më ka thyer qafën…”

Lajme Te nGjashme