Fredi Beleri nuk gjen “derman” as në PE, përplaset me eurodeputetin grek për minoritetin në Shqipëri: Je oportunist me lidhje të dyshimta!

Fredi Beleri, personazhi kontrovers nga Progonati i Shqipërisë duket se nuk po gjen qetësi as në Parlamentin Europian, ku kryemininistri grek Qirjako Miçotaqis e dërgoi në shenjë hakmarrjeje ndaj përplasjeve që pati me politikën në Shqipëri.

Beleri, i dënuar tre herë nga gjykatat në Greqi dhe Shqipëri, për vepra penale të rënda, dhe i akuzuar për terrorizëm, ka zbuluar “tradhtarin” në Parlamentin Europian, por këtë herë ai është…grek!

Përplasja ka nisur pasi Beleri ka kërkuar që një grup eurodeputetësh të vizitojnë “fshatrat e pakicës kombëtare greke” në Shqipëri si dhe Famagustën në Qipro, për të parë, sipas tij shkeljet e rënda që po i bëhen minoriteteve në këto zona.

LEXO  E rëndë/ Gjendet i pajetë 68-vjeçari në Korçë, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Por nisma e tij është mospërfillur dhe ka dështuar keq duke mos marrë mbështetje. Madje nuk ka marrë as votën e eurodeputetit grek Kyriakos Velopoulos, eurodeputeti i Demokracisë së Re dhe PPE-së.

Kjo ka bërë që Beleri të shpërthejë publikisht në një sulm të ashpër ndaj tij, duke e quajtur atë si oportunist që kërkon të fitojë pikë politike, ndërsa thotë se është vetë Beleri ai që lufton dhe përfaqëson popullin grek në Europë.

LEXO  Aksident në Tiranë/ Përplaset një kalimtar, mbetet i shtrirë në rrugë (Detaje)

“Për kaq shumë ditë kam zgjedhur të mos i përgjigjem Z. Velopoulos dhe baltës së tij, nga respekti për viktimat e aksidentit të Tempit dhe familjet e tyre. Megjithatë, çdo gjë ka kufijtë e vet”, i thotë Beleri deputetit grek.

“…kishim paraqitur propozime kohë më parë që komiteti të vizitonte fshatrat e pakicës kombëtare greke dhe në Famagustë, me qëllim që të konstatonte shkeljet e të drejtave të pronës dhe të njeriut të grekëve të Shqipërisë, si dhe pasojat brutale të pushtimit dhe pushtimit të paligjshëm turk në vazhdim. Këto propozime, për fat të keq, nuk u mbështetën në praktikë nga grupi politik ECR i Z. Velopoulos”, shpjegon Beleri.

LEXO  PAMJET / Arrestohet “Çekiçi” i Korçës, poston VIDEO teksa e ndjek policia: Nuk e hap krahun pa mbaru nafta!

“Vetëm nga kjo është e qartë se kush bëri konsultime prapa skenave dhe aleanca të dyshimta me të Majtën, në mënyrë që të vinte si një propozim jashtë rendit të ditës për gjysmën e dytë të vitit 2026 për qëllime thjesht të vogla politike.

Ky është Kyriakos Velopoulos. Një tjetër oportunist, i cili nuk ngurron të diskreditojë vendin tonë jashtë vendit, duke pritur përfitime politike”, deklaron më tej Beleri.

Lajme Te nGjashme