Gara për kreun e SPAK/ KLP mblidhet të hënën, zbardhen detaje se çfarë pritet të ndodhë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë thërret mbledhje për të shqyrtuat nëse formalisht i plotësojnë kushtet katër kandidatët që kanë shfaqur interes për të drejtuar SPAK-un. Burime bëjnë me dije se mbledhja do të mbahet këtë të hënë që vjen në orën dhjetë.

LEXO  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

“Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.” njofton zyrtarisht KLP.

Në rend dite do të jetë miratimi i i projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore të kandidimit për Drejtues në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

LEXO  Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në karrierë këtë muaj

Vetëm mbasi të shikohen të dhënat që plotësojnë katër kandidatët Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj që garojnë për kryeprokurorë SPAK-u më pas do të ftohen për t’u intervistuar nga Këshilli ku dhe do të caktohet një datë, në të cilën kandidatët do të tregojnë platformën dhe vizionin e tyre.

LEXO  Plagosje me armë zjarri/ Një person transportohet në spitalin e Durrësit (Emri)

Lajme Te nGjashme