Një aksident automobilistik është regjistruar pas mesnate në qytetin e Sarandës.
Automjeti tip “Chevrolet”, me targa greke HNZ 4022, ka humbur kontrollin në rrugën “Lefter Talo”, përballë hotel “Star” dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.
Si duket përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, pasi mjeti ka përfunduar i përmbysur. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e qarkullimit rrugor që shkuan menjëherë në vendngjarje kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandro Gunella 18 vjeç, ku nga testi rezultoi si fillim 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l.
Për rrjedhojë në këto kushte është bërë arrestimi nga policia i 18-vjeçarit Gunella për drejtim mjeti në gjendje të dehur.