“Mos na fyeni inteligjencën”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj “shpërthejnë”: Mos na…

Vijon në GJKKO seanca për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, ku u plagos Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi” dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Dy të akuzuarit Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj ka deklaruar se po u shkelet e drejta e një procesi të rregullt ligjor.

“Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen. Po dënohet vetëm një pale, ndërsa pala tjetër është e lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestër. Për ngjarjen time të qershorit, unë e quaj fat qe ne kemi qene në atë makine kemi shpëtuar sepse kam pasur dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj zoti ndërsa Andi Malokun se ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshire nga ju në lidhje me këtë çështje, na dënoni për atë që kemi në kurriz jo për ato që si kemi”, tha Plaurent Dervishaj.
Ndërkohë Julian Meçaj pretendon se asnjë prej dëshmitarëve nuk ka njohje me të.

LEXO  Njihuni me 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

“Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë kur asnjëri prej tyre as me njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj vetën time. Nuk ka logjikë e gjitha, këtu shkelet parimi i procesit të drejtë ligjore. c, unë s’e kuptoj për çfarë vijnë”, tha ai.

LEXO  Pse vetëm disa vende mund të kenë armë bërthamore dhe të tjerat jo? Kjo është arsyeja

Lajme Te nGjashme