Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

Në fshatin Bishan të Vlorës, në mesnatën e datave 13-14 gusht 2025, ndodhën një seri grabitjesh që tronditën komunitetin lokal. Familja e Vezir Bullës humbi tre lope hollandeze dhe një pelë, ndërsa kjo e fundit, u gjet e ekzekutuar me dy plumba në shpatull. Por policia e cilësoi ngjarjen si aksidentale.

“Më kanë vjedhur disa e disa herë, por kësaj here ishte shumë e madhe. Kjo ka ndodhur në datën 13-14 gusht. Kyçin e sallës e kanë prerë dhe kanë hyrë brenda. Kanë prerë dhe hekurin e derës dhe kanë vjedhur tre lopë holandeze. Pasi më vodhën lopët, më ngeli vetëm pela. Pela u ka shpëtuar, kur e pashë pelën në tokë të vrarë me të katërta këmbët e lidhura. Ia kishin lidhur këmbët që ta fusnin në makinë, por nuk ia arritën dot. Jam shumë i prekur si nga ana ekonomike edhe nga ajo shpirtërore. Kam që në ’92, i lija këtu ikja në emigrim, i gjeja prapë këtu. E lashë emigrimin, merresha me ato. Unë nuk jam i vetmi që më kanë vjedhur”, tha Vezir Bulla.

LEXO  Sherr në një nga klubet më të njohura në Palasë, Policia e Vlorës: Nuk pati armë zjarri…

Situata është e rënduar nga fakti, që në fshat janë grabitur rreth 50 stalla, duke shkaktuar panik dhe dëmtuar thellë ekonominë e banorëve. Në vendin ku u vra pela, afër rrugës ku janë kryer grabitjet, dyshohet se autorët janë të njëjtë, por hetimet nga policia dhe prokuroria kanë ngecur.

LEXO  35-vjeçari u vetëvra në poligonin “Action Target”, reagon policia: Ja çfarë dyshohet!

“Kam pasur stallën këtu, në mars më vodhën lopën e parë. Donte edhe dy javë që të pillte. Mora lekë borxh dhe mora një lopë tjetër me viçe, në nëntor ma vodhën edhe atë. Policia fle gjumë”, tha një banor i fshatit.

LEXO  Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

“Janë grabitur rreth 50 stalla. Edhe qen na kanë vjedhur. Më kanë vjedhur pesë qenë gjahu. Pelën e morën dhe e pushkatuan, i plotfuqishmi i zonës thonë që ka qenë aksident”, një tha një grua, banore e fshatit./TvKlan

Lajme Te nGjashme