Shpërthimi i 1 kg eksploziv, detaje nga atentati ndaj gazetarit investigativ! Sigfrido Ranucci: Kam marrë kërcënime të pafundme! Bomba u vendos përpara shtëpisë sime

Një pajisje që përmbante afërsisht një kilogram eksploziv u vendos pranë makinës së prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci, duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

Pajisja shkatërroi makinën e gazetarit dhe automjetin e vajzës së tij, që ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Pomezia.

LEXO  Burg për parkim dysh/ Bllokuan rrugën për mjetet e urgjencës, procedohen 72 shoferë

Nga hetimet paraprake rezulton se pajisja ishte vendosur midis makinës që Sigfrido Ranucci dhe një porte.

Karabinierët kanë sekuestuar kamerat e sigurisë mbikëqyrjes që mund të kenë filmuar vendosësin e bombës, raporton La Repubblica.

LEXO  “Dua një familje tjetër” / Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

“Rikonstruktova ngjarjet e djeshme me karabinierët. Ka një listë të pafundme kërcënimesh, të llojeve të ndryshme, që kam marrë, të cilat gjithmonë i kam raportuar autoriteteve gjyqësore. Megjithatë, ndihem i qetë në kuptimin që shteti dhe institucionet më kanë mbështetur gjithmonë gjatë këtyre muajve”, tha Sigfrido Ranucci, duke dalë nga komisariati në Via Trionfale.

LEXO  TRAGJEDI, hipopotami përmbys varkën me pasagjerë! Zhduken 11persona, mes tyre edhe një foshnje

“Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një zhvillim shqetësues sepse ndodhi pikërisht përpara shtëpisë sime, ku u gjetën plumba vitin e kaluar”, përfundoi ai.

Lajme Te nGjashme