Tronditje në botën e boksit, dyshohet se ish-Kampioni është vetëvrarë

Ish-kampioni botëror i boksit, Ricky Hatton, u gjet i vdekur në banesën e tij me vlerë 1.7 milion paund në Hyde, Greater Manchester, më 14 shtator, në moshën 46-vjeçare. Hetimi paraprak zbuloi se trupi i tij u gjet nga menaxheri dhe miku i afërt, Paul Speak, i cili kishte shkuar për ta marrë për një udhëtim drejt Dubait.

Sipas dëshmive të para, Hatton ishte parë për herë të fundit më 12 shtator, dhe sipas miqve, “dukej në gjendje të mirë”. Kur nuk u paraqit në një aktivitet të planifikuar, u ngrit alarmi, dhe më pas ai u gjet i pajetë në shtëpi me një litar të lidhur rreth qafës.

LEXO  ‘Ai s’pjerdh për Bazholin’/ BISEDAT mes trafikantëve të drogës! MISTER anëtari që nuk pyet për Adi Çobën, kokën e grupit në Itali

Prokurorja Alison Mutch tha se shkaku paraprak i vdekjes është vetëvarja, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në 20 mars 2026, datë kur pritet seanca e ardhshme gjyqësore për shqyrtimin e plotë të dosjes.

LEXO  Kush janë opinionistët? Megi Pojani tregon të REJAT në “Për’puthen”: Mund t’i prishin rregullat sepse unë jam…

Familjarët dhe miqtë e tij kanë thënë se Hatton ndodhej “në një periudhë të mirë të jetës”, duke planifikuar një rikthim në ring në dhjetor dhe pushime me fëmijët e tij. Djali i tij, Campbell Hatton, tha se familja po përpiqet “ta përballojë dhimbjen ditë pas dite”.

LEXO  Kush ishte paralajmërimi i frikshëm i Stephen Hawking për njerëzimin para se të ndërronte jetë?

Funerali i ish-boksierit të dashur mblodhi mijëra fansa dhe figura të njohura të sportit dhe muzikës, mes tyre Liam Gallagher, Wayne Rooney dhe Tyson Fury, të cilët nderuan kujtimin e një prej ikonave më të dashura të boksit britanik.

Lajme Te nGjashme