“Truri” i trafikut të drogës, GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg dënohet Robert Myftari

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për çështjen penale nr. 36/1 të vitit 2019 ndaj të pandehurit Robert Myftari, i akuzuar për një sërë veprash penale të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe veprimtarinë kriminale të organizuar.

Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, vendosi shpalljen fajtor të Myftarit për veprat penale:
-“Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë;

LEXO  6 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

-“Grupi i strukturuar kriminal”;

-“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, Gjykata vendosi bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar Robert Myftarin me 10 vite burgim. Vuajtja e dënimit do të nisë nga dita e arrestimit të tij për këtë procedim penal, dhe ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, në zbatim të Ligjit nr. 81/2020.

LEXO  Prishja e pazareve të drogës në Gjermani, Renis Dobra u mbyt me litar! Policia: Autorët tentuan ta hidhnin viktimën bashkë me automjetin në liqen, por trupi i 23-vjeçarit doli nga mjeti gjatë rënies

Gjykata gjithashtu vendosi konfiskimin e një mjeti lundrues të tipit gomone, të regjistruar fillimisht në emër të të pandehurit, dhe më pas në emër të shtetasit M.D., djali i të bashkëpandehurit Ilirjan Duçellari. Gomonia ishte sekuestruar nga policia shqiptare në nëntor 2015 me një ngarkesë prej rreth 800 kg lëndë narkotike dhe do të kalojë në favor të shtetit shqiptar.

LEXO  Vëllai i Liridona Ademajt përballet me porositësin e vrasjes së 30-vjeçares! Naim Murseli: A ju është ankuar motra juaj për mua? Trondit Leonardi: E tradhtove me një të afërme

Lajme Te nGjashme