Nga Paolo Fox
DASHI
Do ketë mosmarrëveshje pa fund gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do hapni rrugë në asnjë moment dhe partnerin kjo do e mërzitë më shumë. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë një tjetër etapë në jetën e tyre. Sektori i financave nuk do jetë aspak problematik. Do dini mirë si t’i menaxhoni të ardhurat dhe sa të shpenzoni.
DEMI
Ditë mjaft e qëndrueshme dhe emocionuese kjo e sotmja. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët do gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Merrni kohën e duhur për t’u menduar para se të veproni. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme. Do jeni më të qetë kur të shpenzoni.
BINJAKËT
Duhet të keni më tepër besim tek partneri juaj gjatë kësaj dite dhe ta lini të lirë veten në krahët e tij. Do e shihni që do ndiheni si në ëndërr. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, mirëpo as sot nuk do arrijnë ta gjejnë atë që kërkojnë. Financat do jenë të mira. Shlyeni sa më parë borxhet që më pas të mendoni për shpenzimet e nevojshme.
GAFORRJA
Në përgjithësi jeta juaj në çift do jetë goxha e qëndrueshme. Në mëngjes do ketë disa debate të vogla të cilat do zgjidhen në çast. Për beqarët do jetë Plutoni planeti më i favorshëm. Shfrytëzoni çdo mundësi që do ju jepet sepse rrallë do vijnë momente të tilla. Financat pritet të mos përbëjnë asnjë lloj problemi nëse vazhdoni t’i menaxhoni me maturi.
LUANI
Do i rregulloni shpejt e shpejt problemet që ju kishin dalë në jetën tuaj në çift dhe që nga mesdita gjërat do jenë shumë më ndryshe për ju. Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do krijojë një tjetër atmosferë në jetën e tyre. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhet të shpenzoni me kursim që të mendoni edhe për të ardhmen.
VIRGJËRESHA
Ditë goxha e mirë dhe e mbushur me momente të veçanta kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojeni deri në minutën e fundit dhe shprehni sa të mundni ndjenjat. Beqarët do jenë shumë joshës dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Në planin financiar Mërkuri do ua qartësojë mendimet dhe do dini mirë sa të shpenzoni dhe për çfarë.
PESHORJA
Do hezitoni shumë sot të hidhni hapa më tej në jetën në çift sepse do keni disa dyshime mbi partnerin. Do bëni mirë të flisni sa më hapur me të dhe t’i sqaroni gjërat sa pa qenë vonë. Beqarët do jenë në humorin e duhur për të dalë e për ta kërkuar dashurinë, deri në orët e vona nuk i dihet se çfarë ndodh. Me financat tregohuni të arsyeshëm që të mos keni probleme.
AKREPI
Venusi do e mbrojë gjatë gjithë kësaj dite jetën sentimentale të çifteve. Jo vetëm që nuk do ketë debate, por priten çaste fantastike dhe surpriza të mrekullueshme. Për beqarët nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme, kështu që më mirë t’i marrin gjërat si t’iu vijnë pa kërkuar me ngulm dashurinë. Me financat nuk duhet të luani sepse keni për t’u djegur keq.
SHIGJETARI
Do ketë edhe pasion, por edhe konflikte të zjarrta sot në jetën tuaj në çift. Emocionet do jenë në çdo moment të fuqishme. Beqarët do tërhiqen tej mase nga një person që do takojnë dhe që do jetë me një nënshtetësi tjetër. Mos u stepni t’ia shprehni pëlqimin. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin e shpenzimeve sepse përndryshe do keni vështirësi.
BRICJAPI
Ka rrezik që t’ia ktheni kurrizin partnerit tuaj sot dhe të merreni me të tjera çështje të rëndësishme. Ai në fakt do ndjehet keq dhe mund të kërkojë ngushëllim diku tjetër. Edhe beqarët nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria. Të tjera mendime vlojnë në mendjen e tyre. Me financat ka rrezik të bëni gabime të mëdha duke shpenzuar pa u menduar aspak.
UJORI
Do përballeni me disa situata delikate sot në jetën tuaj në çift. Partneri do presë shumë nga ju ndërkohë që ju do e zhgënjeni pa masë. Pranojini gabimet. Beqarët do duan të përfitojnë sa më shumë nga liria që kanë dhe nuk do kërkojnë me ngulm dikë për ta pasur në krah. Me financat duhet të tregoheni vigjilentë dhe nuk duhet të kryeni shpenzime të pamenduara.
PESHQIT
Mundohuni t’i jepni fund sa më shpejt rutinës që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe të provoni eksperienca të reja me partnerin. Beqarët nuk duhet t’i refuzojnë propozimet dhe fjalët e ëmbla sepse përndryshe kanë për të mbetur gjithmonë vetëm. Yjet nuk do i favorizojnë aspak financat, prandaj duhet treguar kujdes dhe shumë maturi.