Kush ishin tre të pandehurit që goditën oficerët e BKH-së në Fier, mes tyre nipërit e deputetit të PD

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe Gerald Kollçaku, të akuzuar për “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja lidhet me një episod të ndodhur më 15 prill 2025, gjatë një operacioni hetimor të zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit, të cilët ndodheshin në qytetin e Fierit për kryerjen e veprimeve zyrtare në terren.

LEXO  Eklipsi diellor: 3 shenjat e zodiakut që do të përjetojnë ndryshime të mëdha (për mirë)

Sipas Prokurorisë, gjatë lëvizjeve të tyre në zona të ndryshme të qytetit, punonjësit e policisë u ndoqën dhe më pas u ndaluan nga tre shtetas, të cilët, pavarësisht prezantimit të oficerëve si punonjës të ligjshëm të rendit, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

LEXO  “Xhindosen” serbët, humbja në shtëpi u ul kokën! Sherr pas përfundimit të ndeshjes

Ngjarja u regjistrua në kuadër të procedimit penal nr. 509, viti 2025, dhe pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provua se veprimet e të pandehurve përbëjnë elementë të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

LEXO  “Ja territoret që Putin do për paqen”, zbardhen prapaskenat e telefonatës Trump-Zelensky pas samitit

Pas arrestimit në flagrancë, ndaj tre të pandehurve janë vendosur masat e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, ndërsa tashmë çështja do të shqyrtohet nga gjykata.

Lajme Te nGjashme