Sistem antidron në burgjet e sigurisë së lartë e paraburgime, mes tyre “313” ku mbahen njerëz të rrezikshëm të botës së krimit dhe të penduar të drejtësisë

Një sistem antidron pritet të vendoset në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese.

Sipas burimeve pranë drejtorisë së Burgjeve, ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo që kanë urdhëruar apo kryer atentate mafioze.

LEXO  Vranë 62-vjeçarin duke e goditur 30 herë me thikë dhe i vendosën flakën trupit, arrestohen 3 autorët, mes tyre shqiptari! Viktima, kunati i bosit të mafies turke

Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale.

LEXO  Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagimi i ashpër i Spiropalit: E turpshme glorifikimi i agresorit

Sistemi antidron do të vendoset dhe në Burget e sigurisë së lartë në Peqin, Drenove, Fier si dhe në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

LEXO  Zbardhet mesazhi i fshehtë në Murin e Lotëve, çfarë i tha Netanyahu Marco Rubios pas lutjes

Lajme Te nGjashme