U kap me 700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci–Bosnje

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash.

Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702 mijë e 435 euro të fshehura në automjetin e tij.

LEXO  “O mashkull k*rvë…”/ Nuk përmbahet Arjan Konomi, shpërthen në sharje ndaj këtij personi (Video)

Sipas Doganës së Kroacisë, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme të bëra ndonjëherë në kufijtë e vendit.

Kontrolli u zhvillua si pjesë e masave të shtuara të mbikëqyrjes nga Shërbimi Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me Administratën e Policisë Dubrovnik–Neretva.

LEXO  Aksident i rëndë në Gjermani/ Përplasen tetë automjete, tre të vdekur, dy të plagosur

Hetimet treguan se shqiptari nuk kishte deklaruar shumën në Administratën Doganore apo Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Paratë ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.

LEXO  Irani bën reagimin e FORTË pas bombardimeve amerikane: SHBA nisi një luftë të rrezikshme. Bazat e tyre në Lindjen e Mesme do bëhen hi

Lajme Te nGjashme