Katër persona kapen me 700 mijë euro lëndë narkotike në kufirin Shqipëri-Greqi

Katër persona janë arrestuar në Kozanë, pranë kufirit me Shqipërinë, për transportimin e një sasie të madhe kanabisi.

Gjatë operacionit policor, atyre iu gjetën 42 kilogramë e 869 gramë kanabis, me një vlerë të përllogaritur që tejkalon 686 mijë euro.

Sipas autoriteteve, mbrëmë, në një zonë të Kozanit, oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Kostur, pas një hetimi të koordinuar dhe përdorimit të informacionit inteligjent, u përpoqën të ndalonin dy automjete që po transportonin lëndën narkotike.Drejtuesit nuk iu bindën urdhrit të ndalimit dhe u përpoqën të largoheshin me shpejtësi.

LEXO  Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, në shënjestër këngëtari Jozi/ Gjenden gëzhoja plumbash

Pas ndjekjes, pasagjerët e automjetit të parë hodhën dy çanta udhëtimi që përmbanin 39 pako kanabisi të papërpunuar, përpara se të vazhdonin drejt zonës së Kozanit.

LEXO  EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

Policia arriti t’i ndalojë mjetet dhe të arrestojë katër persona, një 24-vjeçar, një 26-vjeçare, një 29-vjeçar dhe një tjetër 44-vjeçar.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Gjykatës Penale në Kostur, ku do të përballen me akuza për trafik të lëndëve narkotike.

LEXO  Kumbaro e Turizmit flluska propagandistike e qeverisë Rama, manipulime skandaloze me shifrat e turistëve

Lajme Te nGjashme