Lushnjë/ Dhunoi babain e tij, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Policia bën me dije se Niko Qori dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Next