VIDEO/ Florjan Binaj falënderon qytetarët: Mbështetja juaj nëpër rrugët e Tiranës ka qenë elektrizuese! Po bëjmë diçka të madh

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka reaguar me mirënjohje ndaj mbështetjes së marrë gjatë ditëve të fundit nga qytetarët.

Përmes një postimi në Instagram, Binaj është shprehur falënderues për mesazhet e shumta dhe përkrahjen që i është dhënë, duke theksuar se ndihet i përulur dhe i motivuar për të vijuar më tej angazhimin e tij.

“Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen, fjalët e mira dhe energjinë që më keni dhënë këto ditë. Ndihem i përulur dhe i vetëdijshëm për çdo problem që përballon Tirana çdo ditë,” shkruan Binaj.

LEXO  Grupi Houthi paralajmëron SHBA-në: Nëse përfshihet në Iran, do të s*lmojmë …

Ai u shpreh se dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke vënë në dispozicion numrin personal të telefonit dhe adresën e emailit për çdo ide, ankesë apo propozim.

“Dua të dëgjoj zërin tuaj. Çdo ide e juaja ka vlerë. Komunikimi është baza e ndryshimit,” shtoi kandidati i pavarur.

Mesazhi i plotë:

Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve që më kini mbështetur çdo ditë, që nga dita parë, por mbi të gjitha faleminderit juve që më keni nisur një lumë të madh me komente dhe mesazhe nëpër rrjetet sociale

LEXO  “Nuk është një miqësi, do të ketë sqarime”/ Joz Marku, sqaron videon me Stresin

I kam lexuar të gjitha, për nuk ja kam dalë dot që ti kthej përgjigje të gjithëve.

Kam lexuar mesazhe frymëzuese, kam lexuar mesazhe që më kanë prekur thellë, kam lexuar shumë nga problematikat tuaja që janë dhe të miat, tonat, si cilësia e ajrit, vendet e parkimit, trafiku, uji. I jetoj vetë çdo ditë, ashtu si ju.Mbështetja juaj nëpër rrugët e Tiranës ka qenë elektrizuese. E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe. Kjo nismë po kthehet në një lëvizje që ne po e ndërtojmë bashkë, për të mirën e përbashkët e jo për të mirën e përveçme.

LEXO  Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi

Një lëvizje për ndryshim, për cilësi, për ndershmëri, për ta shpëtuar Tiranën.

Edhe njëherë faleminderit nga zemra dhe mund të më shkruani tek ky numër i telefonit: 0697111108 ose tek kjo adresë emaili: [email protected]://www.instagram.com/florjanbinaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=502d8fc2-5426-4078-93f6-3107d1bd40e3

Lajme Te nGjashme