Policia e Korçës ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen tragjike në Maliq, ku ka ndërruar jetë nëna e dy fëmijëve, ndërsa të miturit ndodhen në spital.
Policia njofton se viktima ka ndërruar jetë në banesë si pasojë e asfiksisë. Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.