Konflikt në familje në Lushnjë/ Nusja dh*non vjehrrën, kanoset nga 46-vjeçari

Nusja ka dhunuar vjehrrën e saj, dhe më pas është kërcënuar nga kushëriri i bashkëshortit.

Policia e Lushnjës ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

LEXO  Berisha akuzon PS për manipulim të votave të diasporës: Duart e zeza të krimit u shtrinë në Greqi e Itali, mbi votën e qytetarëve tanë

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme Te nGjashme