“Pësoi arrest kardiak…”/ Mjeku sqaron problemet shëndetësore nga të cilat vuan Fatos Nano: Këto 72 orë janë…

Mjeku Albert Troci ishte në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për gjendjen e rënduar shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ai u shpreh se ish-kryeministri ka një ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, teksa ka pësuar një arrest kardiak dhe kjo e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tij. Sipas mjekut, 72 orët e para pas arrestit kardiak janë thelbësore, për të parë nëse pacienti mund të shërohet.

“Ka një ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo do të thotë se mushkëria transformohet dhe krijon vështirësi në frymëmarrje. Nëse pacienti ka komplikacione edhe në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, gjendja bëhet edhe më e rënduar. Zoti Nano ka pësuar edhe arrest kardiak më pas. Mjafton një grip i lehtë, apo një infeksion i lehtë që ta komplikojë gjendjen. Nëse një pacient shtrohet në reanimacion, dmth që ka nevojë për ndihmë në frymëmarrje. Fakti që ka patur një arrest kardiak, do të thotë që gjendja e tij është përkeqësuar.

LEXO  Shteti hap thesin për bebet/ 10 mijë lekë në muaj deri në 5 vjeç, ja kur hyn ne fuqi

Këto janë 72 orët më të rëndësishme. Fillimisht duhet të kuptohet çfarë e shkaktoi arrestin kardiak. Nëse ka mungesë të oksigjenit në tru, kjo mund të çojë deri në humbje të kujtesës, dëmtim të pjesëve të trurit dhe nëse kjo mungesë oksigjeni në tru zgjat për një kohë të gjatë, gjendja përkeqësohet më shumë.

Kjo gjendje shkaktohet nga mjedisi ku jeton, nëse është i ndotur ajri, nga duhani, nga kequshqyerja por edhe mund të jetë e lindur”– tha mjeku.

Lajme Te nGjashme