Hetimet e para policore për vrasjen e nënës në Flamouli të Trikalës nga i biri i saj, flasin për grindje të shpeshta midis të dyve.
Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, ndërsa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor dhe më pas njoftoi policinë për krimin e rëndë. Pak minuta para vrasjes, djali ishte ulur pranë saj, i cili, duke u ngritur dhe pa thënë asgjë, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, derisa ajo i ra të fikët.
18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me nënën e tij, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj. Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë.
“Ejani të më arrestoni”, tha ai.
Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpi dhe e gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin. Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja, informon “Protothema”.
Shenjat konfirmojnë përshkrimin e 18-vjeçarit, se si e vrau gruan që e solli në jetë.
I riu nuk ka probleme psikiatrike dhe nuk ka shfaqur as në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit.