Kërkesa e familjes së Martinajt/ Gazetari ngre dyshimin e fortë: Ja kush është i dyshuari për zhdukjen e Ervisit

Gazetari Elton Qyno ka folur pas kërkesës së familjes së Ervis Martinajt për ta shpallur zyrtarisht të zhdukur.

Në një dalje televizive, gazetari Elton Qyno ka ngritur dyshime të forta duke thënë se i dyshuari kryesor për zhdukjen e Martinajt është Aldo Avdyli.

“Çështjet në Prokurorinë e Posaçme kundër Martinajt pushohen automatikisht, sepse ka një vendim gjykata se është i zhdukur dhe hetimi pasuror ndaj tij që ka nisur në Prokurorinë e Posaçme sjell pushimin e procedimit.

Kërkesa e familjes së tij, është kërkesë procedurale për arsyen e zhdukjes së personit, ai po bënë 3 vite që është zhdukur dhe në këto kushte familjarëve u lind e drejta brenda një afati kohor që ti drejtohen gjykatës me një kërkesë duke kërkuar që përmes një vendimi, familjari i tyre të deklarohet i zhdukur që më pas ky vendim gjykate të çohet në Prokurorinë e Posaçme, ku ai ka dy çështje por edhe në gjendjen civile të bashkisë Kurtin për çregjistrimin e tij nga gjendja civile dhe kalimin e aseteve trashëgimore në emër të familjes së tij.

LEXO  Aksidenti në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

I vetmi që është i dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt është Aldo Avdyli. Por, Martinaj është një nga personazhet që ka një interes të madh në publik.

Ai kishte një audiencë të madhe edhe në shoëbiz, po ashtu edhe me lojërat e fatit.

Mjafton një foto e tij dhe një titull në portale, lajmi kuptohet që renditet në lajmet e para më të lexueshme. Nëse ai shfaqet sot duhet që të ekzekutohet dy masa sigurie arrest me burg që ka, por unë mendoj se ai është zhdukur plotësisht”, tha ai.

Lajme Te nGjashme