Një video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që Le Parisien ka verifikuar për autenticitetin e saj, tregon momentet e pabesueshme të arratisjes së dy grabitësve që vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro nga muzeu i Luvrit në Paris.
Në pamjet, që zgjasin rreth 30 sekonda, shihen dy persona teksa zbritin me vinç nga ndërtesa e muzeut, vetëm pak minuta pasi ishin futur nga një dritare për të arritur në Galerinë e Apolonit, ku ndodheshin ekspozuar thesaret.
Menjëherë më pas, ata largohen me një motor, duke u zhdukur nga vendngjarja.
Sipas raportimit, njëri nga autorët mban një jelek fosforeshent, ndërsa tjetri një helmetë motoçiklete, dhe të dy janë veshur me rroba të zeza.
Ajo që bie në sy është qetësia e tyre gjatë operacionit.
Në prapavijë dëgjohet një zë që thotë:
“Janë me motor… po ikin… dreq, erdhi policia!”.
Pak sekonda më vonë, grabitësit përpiqen t’i vënë flakën vinçit, por nuk ia dalin. Videoja përfundon teksa ata largohen me shpejtësi në motorin e tyre.
🇫🇷 First footage of the Louvre heist shows burglars fleeing wildly
Initially on a forklift, then on scooters through Paris streets.
Crown jewels worth €88 million were stolen from the Louvre’s Apollo Gallery on Sunday. The heist lasted only 7 minutes and involved 4 suspects. pic.twitter.com/FXS2sl0jLE
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 23, 2025
