Edhe sot priten reshje shiu, kryesisht në orët e pasdites! Ja parashikimi i motit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.

LEXO  Aksident tragjik në Zvicër: 2 adoleshentë humbin jetën, drejtuesi 16-vjeçar shqiptar

Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jetë i forcës 1-3 ballë.

Lajme Te nGjashme