Gjatë seancës së raportimit në parlament, kreu i SPAK u pyet edhe për hetimet për vjedhjen e fondeve IPARD të BE-së.
Dumani u pyet nga demokratja Elda Hoti se pse nuk hetohet ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e dyshuar për keqpërdorimin e fondeve IPARD.
Dumani theksoi se SPAK heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme.
Altin Dumani: Të garantojë që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja.
Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik.
Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake.




