Kërcënimi ndaj Vokshit/ Altin Dumani: Nuk mbyllëm veshët, e adresuam atje ku duhej

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij në Kuvend është pyetur për rastin e 11 majit, ku deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se është kërcënuar në Vorë.

Dumani deklaroi se kjo çështje nuk ishte në kompetencën e prokurorit të posaçëm dhe çështja është adresuar në Prokurorinë e Tiranës.

Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk mbylli veshët por e adresoi çështjen ku duhej.

“Prokurori i SPAK që mbulonte Tiranën ka marrë kontakt direkt. Kemi verifikuar që nuk ishte kompetencë e jona. Ne direkt kemi njoftuar Prokurorinë e Tiranës, u kemi kërkuar të merrnin veprime direkte. Nuk mbyllëm veshët, e adresuam atje ku duhej”, tha Dumani.

Next