Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Dragoç, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër.
Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.
Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.
Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.
“Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.




