Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar me akuzat ndaj Belinda Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK.
Berisha: Në këtë rast Rama seç ka gjetur një supervizim 1 milionë euro, si puna e fustaneve të Velicës dhe këtu i thotë nuk kam çfarë të të bëj tani. Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por ai është përgjegjës kryesor dhe nuk do shpëtojë kurrë nga vjedhjet e saj. Nëse ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën të paktën prej 20 e ca vitesh me radhë është Lubi Balluku.
Edhe ato që i thotë i bëri presion këtij e atij është skema e Velisë. Ju kujtohet të gjithë i coi të rrethonin skapin. Ju kujtohet emaptia për djalin e Veliajt. Rama sigurisht që po përpiqet të mos e zërë brenda malit që po shembet. Lubia është hajdutja më e tmerrshme, më e papërmbajtur e 113 viteve shtetit shqiptar, pas Edi Ramës.