Personi në foto është kuzhinieri Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij Filip Shehu gjatë një konflikti në lokalin “City Lounge” në zonën e Komunës së Paristi, ku të dy ata punonin.
34-vjeçari Indrit Ismaillari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë, një në qafë dhe dy në bark.
“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit”, informuan blutë.
Raportohet se sherret mes picierit dhe kuzhinierit ishin të vazhdueshme, ndërsa 41-vjeçari pretendonte se viktima e bullizonte.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
