“Zv/kryeministrja nuk “shpëton” dot”, Balluku në SPAK, reagon ish-prokurori: Mund të merret e …

Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte i ftuar në një emision televiziv, ku foli mbi procedimin penal ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe mundësitë se si ajo mund të njihet me akuzat e ngritura nga SPAK.

‘SPAK dhe jo vetëm ata, por gjithë prokuroria do të ngrejë një akuzë zyrtare. I pandehuri thotë njëherë jam me raport, njëherë jam sëmurë, por mesa kam parë nuk është keq me shëndet,’ deklaroi Karanxha.

Ai shtoi se negociatat me prokurorinë janë të zakonshme: ‘Negociohet me prokurorinë, pra se ideja është e tillë, je e zënë, por një ditë do të vish, procedura penale do të vazhdojë, do të bëjnë detyrën e vet, pra duhet të paraqitesh.’

Sipas Karanxhas, pavarësisht vlerësimit mbi drejtësinë e akuzës, procedura duhet të ndjekë rrugën e saj: ‘Akuza është e drejtë apo jo, mirë keq, por ka marrë një akuzë, ka këto prova dhe do të procedohet. Pra do të njoftohesh zyrtarisht me akuzën, atë që ka ngritur organi proceduesh.’

Ai theksoi gjithashtu se pas njohjes me akuzën, të pandehurit i jepen provat që e mbështesin atë, duke shtuar se dosja nuk mund të shtyhet pafundësisht,

‘Afat nuk ka, e çmon prokurori sepse dosja do të ecë dhe nuk mund ta lësh për një të pandehur që nuk do të vijë. Ka mjete të tjera, shoqërimi forcërisht nëse nuk paraqitesh që të merresh i pandehur. Dhe pasi të njihesh me këtë akt, që kërkon praninë e të pandehurit. Dhe nëse nuk vjen, mund të përfaqësohesh nga avokati, por duhet të marrësh cilësimin.’

Karanxha përmendi edhe ndjekjen penale të kryer nga prokuroria shqiptare. Prokuroria shqiptare ka ushtruar ndjekje penale dhe më pas të ka marrë mes të tjerave dhe shtetasen, Belinda Balluku.’

Next