“A do bëhet pentito Balluku?” – Gjokutaj: Nuk mësoi as nga gjyshi i vet! Rama nuk e pushkaton, por…

Avokati Genc Gjokutaj ishte mbrëmjen e sotme në Oponencë teksa foli mbi thirrjen në SPAK të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

I pyetur nga moderatorja Anduena Llabani nëse Balluku do bëhet “pentito”, avokati e mohoi kategorikisht.

Më tej shtoi me ironi se zv.kryeministrja nuk ka mësuar as nga gjyshi i saj, Beqir Balluku.

Genc Gjokutaj: Ka zëvendës, pa kryeministër? Për kë firmos ai? Pse nuk u thirr ai (Rama) për Ahmetajn. Merr rastin e inceneratorëve, kryeministri shkoi 9 orë në parlament. Dhe në fund tha po të kthehesha nga e para prapë do bëja të njëjtën gjë.

Asnjëherë. Zonja Balluku nuk bëhet pentito. Kam një arsyetim të thjeshtë. Pentito bën një njeri që arsyeton. Arsyetim bën një njeri që nuk firmos ashtu. Nuk kam mësuar as nga gjyshi i vet. E ka shembullin.

Ky nuk e pushkaton dot, por i bën këtë. Rama këtë punë bën, të fut bisturinë gjoja për mirë, ça bëri për Erion Veliajn, ne nuk e kemi hallin te sjellja e Ramës, e kemi problemin me berberët (prokurorët). Nuk i qethin tamam.