Avokati Genc Gjokutaj ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” teksa foli mbi fletëthirrje për në SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Gjokutaj vë re se në të njëjtën ditë, pra të premten, është paraqitja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese dhe paraqitja e Ballukut në SPAK. Kjo sipas tij është regjia e Ramës për heqjen e vëmendjes.
Më tej, Gjokutaj thekson se Balluku duhej të paraqitje që të hënën në SPAK, teksa e ka marrë fletëthirrjen ditë më parë dhe ndërkohë bënte udhëtime jashtë shtetit në Bullgari dhe Rumani, por pa firmosur kontratë atje me qeveritë
Gjokutaj: Edhe pyetja e Ballukut dhe paraqitja e Veliajt bëhen në një ditë. Bëra Fakultetin e dytë me çështjen e Berishës. Sa herë kishim në një seancë të fortë, futeshim nga dera e dytë dhe këtej futej ndonjë nga këta. Kjo është regjia motamo e Ramës. Veliaj kërkoi që të vinte, por u kujtuan vonë avokatët e tij. Kishte rezistencë që të mos vinte. Futja e Erionit në bashki, do vija dita te burgu do thonë shtyu içik se nuk ka vend. Erioni mund të thoshte më fusni içik te zyra. Në GJK edhe për nga arsimi që ka, nuk ka një domosdoshmëri prezenca e tij fizike. Aty nuk diskutohet rrethanë fakti.
Nuk e njohin lirinë si standard. Që të manipulohet një proces nuk mund të jesh njeri i lirë. Fuqia është sa lek xhiron. Po xhirove miliona je i fuqishëm.
Berisha nuk iku të bëj skaner jashtë shtetit. Kjo me fletë-thirrje iku në Bullgari, Rumani. Në 3 shtete që vajti, firmosi ndonjë kontratë. Ça janë këto vizita? Nuk është morale, ligjore, shtetërore. Ky që sot është në Paris te Macron, duhej ti thoshte Stop zëvendëses së tij. Ku vete tij?!
Më parë janë marrë vesh. Unë do të kërkoj dorëheqje ti nuk do e japësh. Dhe pastaj ikën jashtë shtetit.
Kjo Belinda ka bërë poça se ka pasur motrën anëtare të KKP. Nëse Dritani është më trimi e lë avokatinë nesër. Janë të gjithë nesër. Në qasje. Ata kanë një problem shumë të madh, po të ishin të paaftë do më vinte keq. Ata janë specialistët më të mirë. E shkelin ligjin me ndërgjegje. Të hysh në sallën e GJKKO të vjen me qajt.



