Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Viktima është Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës.
Allushaj u godit nga rryma elektrike, ndërsa po punonte në punime ndërtimi.
Mediat italiane shkruajnë se ai po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos, për ndërtimin e një muri me gurë.
Për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori shqiptar u godit nga një goditje e fortë elektrike.
Bluzat e bardha tentuan ta shpëtonin, por si pasojë e goditjes së fortë elektrike ai humbi jetën. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.



