“Balluku në SPAK të premten”, Lala zbulon prapaskenat: Nga ministria e Infrastrukturës s’ka njoftim, gjasat janë të …

Gazetarja Klodiana Lala raporton se të premten në orën 15:00 zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të paraqitet në SPAK, sipas fletëthirrjes që ka marrë.

Sipas Lalës, në rast se Balluku refuzon të paraqitet, SPAK mund të kërkojë autorizim nga Kuvendi për të shoqëruar ministres me polici.

Mësohet se deri më tani zyra e ministres së Infrastrukturës nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, dhe pritet që ajo të paraqitet nesër në SPAK.

“Zyra e ministrisë s’ka bërë asgjë publike, kështu që gjasat janë që Balluku të jetë nesër në SPAK”, tha Lala në News 24.

Hetimi i Ballukut lidhet me shkelje të barazisë në tenderat, konkretisht ato që kanë të bëjnë me projektin e Llogarasë, ku më parë janë arrestuar disa vartës të saj, përfshirë ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza, si dhe zyrtarë të tjerë të lidhur me tenderat.

Sipas informacioneve, Balluku është zbuluar si e përfshirë në këto çështje përmes telefonave të sekuestruar nga Berberi gjatë arrestimit në pranverën e 2024 si dhe përmes të dhënave nga dëshmitarë dhe celularë të tjerë të vartësve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Klodiana Lala: Nëse refuzon në mënyrë të përsëritur, ndiqet rruga e shkuarjes në Kuvend dhe marrjes së autorizimit që zonja Balluku të shoqërohet me polici. Zyra e ministrisë s’ka bërë asgjë publike, kështu që gjasat janë që Balluku të jetë nesër në SPAK.

Është bërë publike tashmë që SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Balluku është implikuar në këto vepra penale nga telefonat që janë sekuestruar në banesën e Evis Berberit në momentin e arrestimit në pranverën e 2024, dhe të dhënat e marra përmes dëshmitarëve dhe celularëve të tjerë që u janë marrë vartësve dhe bashkëpunëtorëve të Ballukut.