Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha: Dënoj ndërhyrjen e Ramës, ka kërcënuar prokurorin e dosjes së Lubisë! Ai nuk e pranon, por është i regjistruar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi sipas tij kërcënimin që Edi Rama i ka bërë prokurorit të dosjes së Belinda Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK për disa dosje penale.

Berisha: Dënoj ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe cdo kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori që i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme ka marrë vendimin e duhur.

Pyetje: Keni prova është është kërcënuar prokurori?

Berisha: Ju them me garanci që është kërcënuar, Rama nuk e pranon dot, por është i regjistruar.

Altin Dumani është pak a shumë ai që i ka thënë mendo për kokën tëndë, por kërcënimi i Ramës është më i rëndë.

vijon