“Balluku nuk mund t’i shmanget drejtësisë”, Analisti paralajmëron zhvillime të afërta në SPAK: Është vetëm …

Analisti Genc Burimi, gjatë komunikimi të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus tek hetimet e nisura nga SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Burimi u shpreh se thirrja e Ballukut në SPAK është e pashmangshme dhe se çështja është vetëm kohë kur ajo do të paraqitet për të dhënë shpjegime.

“Balluku do të shkojë në SPAK, është çështje kohe. Nëse jo nesër, do të shkojë një ditë. Balluku nuk mund t’i shmanget SPAK-ut. Është zëvendëskryeministre dhe ministre për një kohë të gjatë dhe përfaqëson një moral të lartë,” deklaroi Burimi.

Ai shtoi gjithashtu se ndryshe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është larguar nga vendi, e ka të vështirë të imagjinojë që Balluku të ndjekë të njëjtën rrugë.

“Përveç Ahmetajt që u arratis, e kam të vështirë të shoh Ballukun që të mos paraqitet në SPAK,” theksoi analisti.